Ekonomia jo formale, energjia elektrike, jo- stabiliteti ekonomik, mos funksionimi i gjykatave dhe problemet tjera të lidhura me zbatimin e ligjit, korrupsioni, janë disa nga barrierat e të bërit biznes në pesë vjetët e fundit në Kosovë, për të cilat shumë pak është shënuar progres, pavarësisht premtimeve të përfaqësuesve politikë.
Kështu tha sot kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, në konferencën me temën “Sektori privat dhe zgjedhjet”. Sipas tij, OEK nuk do të involvohet në asnjë aktivitet zgjedhor gjatë këtyre ditëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Oda Ekonomike e Kosovës nuk do të involvohet në asnjë aktivitet zgjedhor. Nuk do të nënshkruajë asnjë memorandum apo marrëveshje, e cila shpesh herë di t’i ofrohet partive politike në momentet e fundit apo në momentet kulminante të fushatës. Dhe normalisht nuk do të angazhohemi në asnjë aktivitet, të çfarëdo lloj kandidati, i cili kandidon për zgjedhje. Ne do t’i ruajmë komunikimet tona me ndërmarrjet tona, për të adresuar çështje që mund të adresohen në nivelin ekzekutiv apo në kapacitetin e limituar vendimmarrës që kanë institucionet tona tash, apo në institucionet tjera, përfshirë doganat, ATK-në, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe të tjera që janë të rëndësishme në zhvillimin ekonomi”, tha Rukiqi.
Sipas Rukiqit, ekzistojnë një sërë barrierash të të bërit biznes në Kosovë, në pesë vjetët e fundit. Ai tha se Kosova ka pasur rritje ekonomike, por si e tillë nuk ka qenë e qëndrueshme.
Një nga barrierat, ai përmendi ekonominë jo formale, energjinë elektrike dhe mos stabiliteti ekonomik.
“Gjykatat e dimë se qysh funksionojnë, zbatimi i ligjit në përgjithësi që pastaj lidhet edhe me barrierën e korrupsionit. Pjesa e sundimit të ligjit mbetet ‘thembra e Akilit’ për zhvillimin e vendit dhe progresin e vendit. Ne besojmë që një gjykatë komerciale, sidomos për rastet komerciale dhe rasteve biznesore, mund të ndikojë në një komponentë të sundimit të ligjit që është ngadalësia e gjykatave”, tha Rukiqi.
Rukiqi konsideron se në të gjitha fushatat zgjedhore po përmendet luftimi i korrupsionit, por që nuk është vërejtur progres. Sipas tij, kjo më shumë po manifestohet me akuza dhe kundërakuza ndaj partive politike, por jo edhe me platformë të qartë për luftimin e korrupsionit, që në masë të madhe është i lidhur me ekonominë/.KsP.