Kryetari i Odës Ekonomike, Barat Rukiqi ka thënë Evropa po ballafaqohet me probleme fundamentale të furnizimit me energji elektrike.
Kjo sipas tij po ndodhë shkaku i tranzicionit energjetik pasi që nuk janë zhvilluar mekanizmat e mjaftueshëm për të përballuar lëkundjet e shkaktuara nga tranzicion energjetik.
"Stabiliteti energjetik pritet të bëhet në pranverën e vonshme. Por që nuk pritet kthim në çmimet e 2019", ka thënë Rukiqi.
Sipas Rukiqit, kostoja e energjisë elektrike është një ndër tri barrierat në vend.
"60 për qind e bizneseve sipas YIJ e kanë përmendur ndikimin negativ të kostove të energjisë elektrike në total", ka theksuar ai, duke iu referuar një analize që ka bërë OEK më parë.
Ka thënë se ndikimet e krizës energjetike në Kosovë janë vërejtur tek rasti i Ferronikelit, sektori minerar, ndikimet në furnizim, ndikimet në ngrohje, në kosto të transportit, lëndës së parë, zinxhirin furnizues dhe në çmime të produkteve finale.
Edhe
Ekspertët s’presin shtrenjtim të energjisë në Kosovë sivjet
Ka thënë se Qeveria duhet të përdorë instrumente fiskale dhe financiare që të amortizohet rritja e pashmangshme e çmimeve. Në fokus të përkrahjes sipas Rukiqit duhet te jenë kategoritë sociale, bizneset mikro dhe të vogla dhe bizneset prodhuese.
"Për bizneset prodhuese duhet të analizohet mundësia e zbatimit të tarifës industriale që mundëson ruajtjen e aftësisë konkurruese të këtyre bizneseve në tregun vendor dhe në tregjet ndërkombëtare", ka thënë Rukiqi.
-
Përfaqësues të bizneseve ankohen se energjia elektrike po ua pengon zhvillimin
-
Kërkohet ndërhyrje urgjente për stabilizimin e furnizimit me rrymë për bizneset
-
Bizneset ankohen për ndërprerjet e energjisë
-
Oda Ekonomike përsërit thirrjen për pezullim të daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë