Arbëri

Moti për pesë ditët e ardhshme, të martën pritet të ketë shi

Descriptive Text

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në pesë ditët e ardhshme Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, të cilat ditën e hënë dhe të martë do të mundësojnë mot jostabil dhe vende–vende me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11 m/s.