Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të martën është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, me ç’rast kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
SHBA-ja thotë se çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPompeo e Vuçiq diskutuan vizionin e ndërsjellë për një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Serbinë me qëllimin për integrimin në Bashkimin Evropian.
“Sekretari Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqendrohet në këtë qëllim strategjik duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, ka thënë Morgan Ortagus, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
E me këtë rast Pompeo ka përsëritur se të dy palët duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit dhe angazhohen në frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje që do të zhbllokonte potencialin e të dy vendeve.