Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA-ja bën thirrje nga KS i OKB-së që dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë

Përfaqësuesi i SHBA-së në seancën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së për Kosovën

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Michael Pompeo, ka thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare që qëllim ka njohjen e ndërsjellë.

Në seancën e së mërkurës, Pompeo ka thënë se palët nuk duhet të humbin kohë që të rifillojnë dialogun e ngecur, e ku si fillim duhet të punojnë bashkë për çështjen e personave të pagjetur.

“SHBA-ja mbet e përkushtuar që të nxitë një shoqëri me prosperitet. Inkurajojmë të dyja palët që të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të bëjnë përparim konkret në dialog me qëllim të njohjes së ndërsjellë. U bëjmë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të rifillojnë punën për çështjen e personave të pagjetur”, ka thënë ai.

Pompeo ka thënë se UNMIK-u e ka përmbushur misionin e vet në Kosovë, andaj është koha që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta përfundojë këtë mandat dhe t’i lejojë OKB-së në Kosovë të marrë një rol më efektiv, që është në dobi të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Gjatë fjalës së tij në këtë seancë, Pompeo i është kundërpërgjigjur Rusisë e cila tha se NATO-ja e ka bombarduar Beogradin me mjete që kanë pasur uranium të varfëruar, duke i thënë se keqinformimin e Rusisë e mirëpresin çdo herë.

“Ndërhyrja ruse është hapur me fushatën e zakonshme të keqinformimit, gjë që e presim nga delegacioni rus që përmend ato termet frikësuese si ‘uraniumi i varfëruar’. Ne i shohim pamjet brenda Ukrainës se çfarë po bëhet atje, por të njëjtat pamje nuk mund t’i shohin rusët sepse nuk po i lejoni”, ka thënë ai.