Përkundër reagimeve të shumta dhe largimit të Ambasadës amerikane dhe asaj britanike nga Bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, drejtori i saj Naser Shala ka thënë për KTV-në se ai nuk e ka ndërmend te jap dorëheqje nga se është zgjedhur nga deputet e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se e respekton mendimin e ambasadorëve por që nuk pajtohet me deklaratat e tyre të cilat sipas tij janë të ndikuara.
“Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me të gjithë ata që bëjnë deklarata të pabazuara dhe pa asnjë argument të vetëm, qoftë në nivel vendi, por edhe ndërkombëtar për rezultatet e agjencisë para dhe pas ardhjes sime në këtë detyrë”, ka deklaruar Shala.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson se përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e publikut.
Lexo edhe: Edhe Gjermania reagon për “Ftyrën”, postet publike shihen si dhuratë
-
Veseli pas dorëheqjes se SHBA-së nga bordi i Agjencisë së Pronës: Duhet të alarmohemi të gjithë
-
Edhe Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës
-
Kosnett e O’Connell të ashpër ndaj mbetjes në detyrë të Shalës në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës
-
Oda Amerikane: Kuvendi duhej vlerësuar profesionalizmin dhe jo lidhjet politike në zgjedhjen e kreut të Agjencisë e Pronës
-
Zgjedhja e Naser Shalës në krye të Agjencisë së Pronës zemëron Ambasadën britanike dhe atë amerikane