Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BERZH-i ofron 25 milionë euro kredi për investime në Ferronikel

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të ofrojë 25 milionë euro kredi për investime në kompaninë NewCo Ferronikeli.

"NewCo Ferronikeli Complex LLC", një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan ​është blerë nga Grupi Balfin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Samir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë Balfin ka thënë se është krenar për të vazhduar historinë e bashkëpunimit me BERZH-in, përcjell rel.

"Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurrent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë ai.

Eric Rasmussen, drejtori i BERZH-it për Burime Natyrore ka thënë se “BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me kompaninë Balfin për rimëkëmbje të Ferronikelit, që është i rëndësishëm për Kosovën dhe komunitetin lokal”.

Kjo kompani pati ka ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm.