Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kredi e BERZH-it për Bankën ProCredit në Kosovë për mbështetjen e bizneseve

Një linjë kreditore prej €20 milionë do të kombinohet me grantet e BE-së

  • BERZH i jep €20 milionë kredi Bankës ProCredit në Kosovë për huadhënie NVM-ve lokale
  • Bizneset e vogla po ashtu do të marrin grante të financuara nga nga IPA e BE-së, e menaxhuar nga EUO/EUSR në Kosovë
  • Kredia jepet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë që synon të ndihmojë NVM-të në arritjen e standardeve të BE-së

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë do të jenë në gjendje të përmirësojnë konkurrueshmërinë e tyre me ndihmën e pakos financiare që i është dhënë Bankës ProCredit në Kosovë nga BERZH dhe BE.

Kjo pako kombinon kredinë e BERZH prej €20 milionë me grantet për investime që jepen nga BE në kuadër të Instrumentit I për Asistencë Para-Anëtarësimit, nga programi rajonal për Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor si dhe Fondit të Veçantë të Aksionarëve të BERZH-it.

NVM-të përbëjnë shtyllën kryesore të ekonomisë së Kosovës. Ato po ashtu janë segment kyç i tregut për Bankën ProCredit në Kosovë, e themeluar në vitin 1999 dhe udhëheqëse e tregut sot. Ata që marrin kredi në kuadër të këtij programi do të kenë mundësi të investojnë në përmirësimin e linjave të tyre të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e punëtorëve në përputhje me standardet e BE-së.

Përkundër pozitës së tyre dominuese në ekonominë e Kosovës, bizneset e vogla lokale shpesh vuajnë nga mungesa e konkurrueshmërisë dhe e qasjes në financa. Kjo po adresohet nga Programi i BERZH-it për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të të cilit po jepet ky financim për Bankën Procredit në Kosovë. Një kombinim i financimit afatgjatë, asistencës teknike dhe stimulimit të investimeve përbëjnë pakon e dizajnuar që të ndihmojë në shfaqjen e potencialit të plotë të NVM-ve të vendit.

Edhe NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër Reklama NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër

“Nënshkrimi i kontratës së sotme reflekton parimet dhe zotimin e përbashkët të dy institucioneve për promovimin e rritjes ekonomike dhe punësimit duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë” tha Ilir Aliu, Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Procredit në Kosovë.

Banka është ofruesi kryesor i financimit për NVM-të në Kosovë dhe është duke parë një rritje të kërkesës për shërbimet e saj kredituese. Ajo është plotësisht në pronësi të ProCredit Holding AG & Co KGaA, kompanisë amë të grupit Procredit që është i orientuar drejt zhvillimit, i cili përbëhet nga bankat komerciale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) fokusi operativ i të cilave është në Evropën Juglindore dhe Lindore.

Zsuzsanna Hargitai, Drejtoreshë Rajonale e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, shtoi: “Ne jemi shumë të kënaqur që po nënshkruajmë këtë marrëveshje të re me Bankën Procredit në Kosovë, partnere afatgjate e ekonomisë lokale. Ne besojmë se kombinimi i kredive komerciale me grante do të përmirësojë qasjen e bizneseve të vogla në financa që është shumë e nevojshme. Kjo do t’i jap një shtytje përmirësimit të mëtejmë të performancës së tyre.”

Luigi Brusa, Udhëheqës i Seksionit për Bashkëpunim, BE/PSBE në Kosovë shtoi: "Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj për një mundësi krejtësisht të re të bashkëpunimit për NVM-të e Kosovës në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA). BE është dhe do të vazhdojë të jetë donatori, investitori dhe partneri më i madh tregtar në Kosovë. Për momentin janë dy programe të financuara nga BE me një shumë totale prej €10 milionë që synojnë të mbështesin NVM-të që të rrisin dhe përmirësojnë kapacitetet e tyre prodhuese, të përmirësojnë proceset dhe cilësinë e produkteve."

BERZH filloi të investojë në Kosovë në vitin 1999. Deri më sot, Banka ka nënshkruar 63 projekte në vend me një vëllim kumulativ të biznesit prej €362 milionë. Kosova është bërë anëtare e BERZH-it dhe vend i operacioneve në dhjetor 2012.

Edhe BERZH-i ofron 10 milionë euro për Bankën ProCredit në Kosovë Reklama BERZH-i ofron 10 milionë euro për Bankën ProCredit në Kosovë

{gallery}

(Artikulli i Sponsorizuar nga ProCredit)