Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

1 milion euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë nga BE-ja

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkroi një paketë të asistencës teknike prej 1 milion euro, e financuar nga Bashkimi Evropian, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë.

NVM-të lokale tani mund të përfitojnë nga shërbimet këshilluese të përshtatura, të dizajnuara për t’i ndihmuar ato të ndërtojnë kapacitetet e tyre të eksportit dhe të kenë mundësi të reja për rritje dhe zhvillim.

“Paketa e asistencës teknike është pjesë e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BERZH-i ofron kredi dhe BE-ja kontribuon me grante nxitëse. Edhe pse NVM-të në Kosovë përbëjnë 99.8 % të bizneseve të regjistruara dhe pothuajse 80 për qind të punësimit, ato vazhdojnë të përballen me sfida që pengojnë aftësinë e tyre për të konkurruar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Programi do të fokusohet që t’ju ndihmojë NVM-ve për të sjellë në standardet e BE-së kapacitetet e tyre prodhuese, cilësinë e produktit dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

“Aktivitetet e zhvillimit të tregut dhe sektorit do të implementohen me synimin për të nxitur një mjedis për ndërmarrësi, duke ofruar trajnime dhe seminare për ngritjen e kapaciteteve për të përmbushur nevojat e ndërmarrjeve dhe konsulentëve, duke ndihmuar në të njëjtën kohë shoqatat e biznesit dhe sektorit t’u shërbejnë më mirë klientëve të tyre SME”.

Neil Taylor, shefi i BERZH-it për Kosovë tha se paketa do të ndihmojë ndërmarrësit të ndërtojnë aftësi të reja dhe të eksportojnë më shumë.

Edhe NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër Reklama NLB Banka dhe BERZH fuqizojnë bizneset në Kosovë me 20 milionë euro për digjitalizim dhe tranzicion të gjelbër

“Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm me BE-në na mundëson të ndihmojmë më shumë ndërmarrës në Kosovë që të ndërtojnë aftësi të reja, të eksportojnë më shumë dhe të bëhen më të gjelbër. Nxitja e sektorit privat është prioriteti ynë i parë në strategjinë tonë të re të BERZH-it të miratuar këtë javë”, tha ai.

Kurse Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së tha se financimi shtesë për shërbimet këshillimore sinjalizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për NVM-të e Kosovës dhe do t’u mundësojë atyre të bëhen konkurrente në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kosova u bë anëtare e BERZH-it dhe vendi i operimit në dhjetor 2012. Që atëherë, Banka ka investuar 545 milionë euro në Kosovë.