Pas gjendjes së krijuar ne vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo.
Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime, është PDK-ja, e cila ka paralajmëruar se do t’i dorëzojë sot meqenëse deri tash, një gjë e tillë ende s’ka ndodhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, LDK-ja dhe Vetëvendosja ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.
Në këto qaste, një takim po mbahet mes dy liderëve të këtyre partive, Isa Mustafa e Albin Kurti, në një nga restorantet e kryeqytetit. Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.
