Memoriali turk shkakton ortek reagimesh në Tiranë

Memoriali turk shkakton ortek reagimesh në Tiranë

Bashkim Shala 13 August 2019 08:20

Vendosja e memorialit për të rënët e ushtrisë dhe policisë gjatë grushtit të shtetit para tre vjetësh në Turqi, në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës, është cilësuar një provokim i fortë duke ngjallur një ortek reagimesh në Shqipëri për t’u bërë si kryeargument i diskutimeve edhe në rrjetet sociale.

Por tensionet janë përcjellë edhe tek vetë memoriali. Persona ende të paidentifikuar kanë hedhur mbi të letër higjienike dhe sende të tjera në simbol të refuzimit të këtij memoriali në Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbi të është lënë një letër ku shkruhet: “Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve, i përket ish-pushtuesve tanë. Bërë në datë 11.08.2019, paqësisht në vend demokratik”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi për herë të parë çështjen e memorialit të vendosur nga Ambasada turke pranë Parkut të Liqenit Artificial. Nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku përcolli urimet për festën e Kurban Bajramit,Veliaj theksoi se në këtë zonë janë mbi 50 pika ku përkujtohen ngjarje apo individë të ndryshëm, dhe se për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata apo tradhti.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme