Arbëri

PSD-ja dorëzon nënshkrimet për seancën e shpërndarjes së Kuvendit

Foto: Koha

Edhe Partia Socialdemokrate i ka deponuar nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërndarje të Kuvendit.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu, duke shtuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme në këto rrethana.

“Sot dorëzuam nënshkrimet për seancën e datës 22 Gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e kësaj legjislature. Zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore. Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore. Rruga përpara është e qartë, një ekip me program, me guxim dhe dije”, ka shkruar Sejdiu.

{gallery}

Ditë më parë edhe Vetëvendosja i ka dorëzuar nënshkrimet

Lexo edhe: VV deponon nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarje të Kuvendit