Arbëri

Isa Mustafa edhe për një mandat në krye të LDK-së

Descriptive Text

Isa Mustafa sot më datë 3 gusht 2019, është zgjedhur me aklamacion kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo i bie që Mustafa është për herë të tretë në krye të LDK-së, raporton Koha.net. 

Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, Isa Mustafa mori shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Më të pakënaqurit për këtë rizgjedhje të Mustafës ishin Fatmir Sejdiu e Melihate Tërmkolli. Sejdiu, që ishte pretendent për kryetar mori vetëm 78 vota. E Tërmkolli, e akuzoi Mustafën duke e quajtur “njeri të Rrahman Morinës”.

Fatmir Sejdiu, meqë nuk kishte marrë përkrahje mësohet se edhe e ka lëshuar sallën gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor. Ai, njësoj edhe deputetja Vjosa Osmani, kanë kërkuar ndryshimin e një neni statusor që norma 50% + 1 të ndryshojë sepse sipas tyre, kjo është jodemokratike.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së u mbajt me dyer të mbyllura. LDK njihet si parti që përpiqet të trashëgojë frymën politike të liderit dhe themeluesit të saj, Ibrahim Rugova.

LDK-ja sot zgjedh kryetarin