Arbëri

Pengohet, sulmohet e kërcënohet kameramani i TV Prizrenit nga punëtorët e “Abi Çarshisë”, reagon AGK-ja

Pengohet, sulmohet e kërcënohet kameramani i TV Prizrenit nga punëtorët e “Abi Çarshisë”, reagon AGK-ja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim informacionin se xhiruesi i TV Prizrenit, Gramos Zurnaxhiu, është penguar, sulmuar dhe kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës së tij. Zurnaxhiu me datën 19.07.2019 gjatë aksionit të Inspektoratit për rrënimin e disa objekteve në kompleksin “Abi Çarshia” në Prizren, është kërcënuar nga disa punëtorë të saj dhe persona të panjohur.

Pronari i TV Prizrenit, Muhamet Fusha, për AGK ka treguar se rastin e kanë proceduar në polici dhe se tashmë po trajtohet si kanosje.