Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur keqardhje për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai shtoi se lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe askush nuk mund ta cenojë pastërtinë e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me keqardhje e kam marrë lajmin e dorëheqjes së papritur të Kryeministrit Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta cenojë pastërtinë e saj.”, tha Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri tregoi edhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë PDK.
“Ky është një zhvillim serioz për vendin. Pas kthimit nesër nga SHBA-të të kryetarit Kadri Veseli, si PDK do t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, të cilat do t’i ndërmarrim në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës”, përfundoi Hoxhaj.