Hoxha: Zhgënjyese nëse ndërlidhet liberalizimi me vazhdimin e dialogut Foto: Koha

Hoxha: Zhgënjyese nëse ndërlidhet liberalizimi me vazhdimin e dialogut

17 July 2019 10:15

Ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë se në ndërlidhja e mundshme e procesit të liberalizmit të vizave për Kosovën me dialogun politik me Serbinë, do të ishte zhgënjyese.

Ajo në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thekson se ka tendenca të tilla, përkundër faktit se duhet të pranojmë se ka pasur kërkesa, qoftë për suspendimin e taksës, qoftë për vazhdimin e dialogut. Hoxha thotë po ashtu se liberalizimi i vizave është në hapin e fundit në shqyrtimin e Këshillit të Ministrave.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Hoxha, ku dhe në cilën fazë është aktualisht Kosova në procesin e liberalizimit të vizave?

Dhurata Hoxha: Liberalizimi i vizave është në hapin e fundit, pra në shqyrtimin e Këshillit të Ministrave. Po them se është në hapin e fundit sepse pas vendimit që do të merret - pra një vendim konsensual nevojitet, e kam thënë që duhet të ketë një shumicë të kualifikuar.

Pra, na nevojitet aq numër i shteteve, të cilat e përbëjnë 65% të popullsisë të Bashkimit Evropian. Dhe nëse kjo ndodh, nëse kemi një votim në Këshillin e Ministrave, atëherë të gjitha procedurat e tjera pas këtij votimi - pra pas konfirmimit - atëherë janë vetëm procedurat burokratike që mund të përfundohen ... është çështje javësh që mund të përfundojë pas votimit në Këshill.

Mirëpo, sfidën që e kemi ne është se ky konsensus ende nuk është ndërtuar mes vendeve anëtare, për ta futur në agjendë. Pra, kur ta shohim se është futur në agjendë dhe votohet në Këshillin e Ministrave, pastaj nuk është një kohë shumë e gjatë se kur hyn në fuqi lëvizja e lirë apo liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme