Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dodiku: Nuk do të shkoj në Kosovë në takimin e radhës së SEECP-it

Milorad Dodik

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi sot se nuk do të vijë në Kosovë, kur të mbahet takimi i radhës së Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës (SEECP).

Ai këto komente i bëri sot pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë, ku po mbahet samiti SEECP, në të cilën nuk merr pjesë Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur bëhet fjalë për mbajtjen e forumit në Kosovë, e cila është kryesuese e SEECP, Dodik tha se nuk ka nevojë të jetë pjesë e tij.

“Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP. Unë prej 20 korrikut nuk do të jem më kryesues dhe le të vendosin, por në formatin në të cilën BeH nuk e njeh statusin e Kosovës. Ka një modalitet për bashkëpunim dhe me siguri dikush do të shkojë në emër të Bosnjës”, tha Dodik.

Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në samitin në Sarajevë, pasi ftesa nga Dodiku ishte dërguar me fusnotë.