Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

172 pacientë të shtruar për Covid-19, 9 prej tyre në Mjekim Intensiv

QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 127 pacientë janë duke u trajtuar si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, nëntë prej tyre janë të shtrirë në Mjekimin Intensiv.

63 prej këtyre pacientëve po marrin trajtim në Klinikën Infektive, gjashtë të tjerë në Klinikën e Pediatrisë dhe 11 pacientë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.

Sa i përket Spitaleve të Përgjithshme, më i ngarkuari është ai i Gjakovës me 18 pacientë, pasuar nga Spitali i Prizrenit me 17 pacientë dhe ai i Ferizajt me 16 pacientë.

“Spitali i Prizrenit,17 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 12 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë, Spitali i Ferizajt, 16 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.