Arbëri

126 pacientë po trajtohen për COVID-19, nëntë në mjekim intensiv

126 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19, në kuadër të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme të Kosovës.

Nëntë nga ta janë në Mjekim Intensiv, ndërsa 91 pacientë të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve rajonale, vetëm në Klinikën Infektive janë shtruar 55 pacientë.

Sa u përket Spitaleve, ai i Gjilanit ka më së shumti të hospitalizuar, gjithsej 16.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 55 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Ferizajt, 10 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.