Ambadori amerikan Philip Kosnett, ka thënë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja dhe Autoriteti i Konkurrencës rreth monopolit në fushën e homologimit dhe kontrollimit teknik të veturave.
Ai ka shkruar në Twitter se Qeveria Haradinaj duhet të veprojë shpejt, duke respektuar rezolutën e votuar dje në Kuvend, për t’i hapur rrugë një procesi të drejtë dhe një konkurrence fer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë i ndaj shqetësimet e njëjta me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës për kontratën e monopolit për inspektimin e veturave. Një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe i rrit çmimet për konsumatorët. Qeveria do të duhej të veprojë shpejt lidhur me rezolutën jo-obliguese të Kuvendit dhe ta hapë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Kosnett.
Kuvendi i Kosovës, me 62 vota për dhe 2 abstenime, të hënën miratoi rezolutën për heqjen e monopolit lidhur me shërbimet e homologimit të veturave.
I share EU, Kosovo Assembly, and Competition Authority concern about monopoly contract for vehicle inspections—it distorts markets & raises prices for consumers. Government should act quickly on Assembly’s nonbinding resolution and open up process to free & fair competition. https://t.co/nE8xqnGDO3
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 2, 2019