Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.
“Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
Tutje, theksohet se për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës.
“I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave”, thuhet tutje.
Për këtë, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian në Kosovë, që e ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulohet homologimi për veturat e reja të importuara.
“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë homologimin për automjete të reja të importuara, të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Ne presim që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE përfshirë automjetet e dorës së dytë”, thuhet në reagimin e BE-së.
-
Parashihet heqja e homologimit për veturat e reja dhe të përdorura
-
Në ndryshimet e Ligjit për Automjete hiqet detyrimi për homologim për veturat që vijnë nga Evropa
-
Mirëpritet heqja e homologimit për veturat e reja, por shumica janë të vjetra
-
Miratohet heqja e homologimit, opozita kërkon edhe lehtësime të tjera doganore për veturat
-
Të enjten, Kuvendi shqyrton heqjen e homologimit