Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Becker: Ende ka punë për transformimin e plotë të FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se synimi dhe vizioni kryesor i Kosovës është që t’i bashkohet NATO-së dhe për këtë është e rëndësishme që miqtë ndërkombëtar t’i besojnë Kosovës.

Haradinaj gjithashtu e vlerësoi rolin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, ku theksoi se angazhimin e tyre e shohin si një urë të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për ne është me rëndësi që të na besoni ju miqtë tanë, ne jo vetëm iu besojmë juve por iu marrim si njerëz tanë. KFOR-in e marrim si ushtri tonë. Kemi një synim dhe vizion si Kosovë që t’iu bashkangjitemi juve, familjes së juaj për këtë do të angazhohemi dhe do të punojmë. Konsiderojmë misionin e Nalt-it, si një urë të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe NATO-s”, tha kryeministri, përcjell ksp.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë ndërrimit të drejtorit të NALT –it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s), ku u bë dhe pranim-dorëzimi i detyrës nga gjeneral brigade, Uwe A. Becker te gjenerali tjetër Michael Oberneyer.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i ndau gjeneralit Becker medaljen hero i kombit “Gjergj Kastriot-Skënderbeu”.

Drejtori i deritanishëm i NALT-it, gjeneral Brigade Uëe Becker, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke vlerësuar se kjo tregon marrëdhëniet e mira që ka me Kosovën.

Ai tha se qëllimi i tyre ka qenë zhvillimi i FSK-së. Sipas tij, edhe pse është arritur shumë, mbetët punë ende për procesin e transformimit të plotë të FSK-së.

Por gjenerali Becker tha se kjo është rruga e duhur për një të ardhme më të mirë.

“Ne kemi arritur në një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune në kuadër të mandatit tonë, që kemi pas qëllim zhvillimin e FSK-së. Edhe pse është arritur shumë, mbetët shumë për të bërë, procesi i transformimit është një punë komplekse që kërkon durim dhe angazhim, por kjo është rruga e duhur e ardhshme”, tha ai.

Kurse drejtori i emëruar, gjeneral brigade, Michael Oberneyer tha se është arritur shumë gjatë viteve të fundit dhe premtoi angazhim të madh për të progresin e mëtutjeshëm.

“Pasi FSK ka kaluar 120 ditët të periudhës së procesit të tranzicionit të FSK, ne kemi bërë vetëm 50 kilometrat e parë të maratonës. Ne qëndrojmë të gatshëm për t’iu ndihmuar në këtë rrugëtim”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha shprehi falënderime për gjeneralin Becker duke e vlerësuar gjithë angazhimin e tij për zhvillimin e FSK-së.

Kurse, komandanti i FSK-së, Rrahaman Rama tha se FSK do të vazhdoi të trajnohet dhe të operojë me profesionalizëm.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Lorenzo Daddario tha se roli i tyre ka qenë dhe do të jetë për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e Kosovës.