Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajram Kosumi zgjidhet Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”

Bajram Kosumi është zgjedhur rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Këshilli Drejtues, prej shtatë anëtarësh, ka votuar në mënyrë unanime për Kosumin.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Emrush Thaçi, vlerësoi se procesi për zgjedhjen e rektorit të UKZ-së ka shkuar mirë dhe pa asnjë problem. “I gjithë procesi ka rrjedhur mirë dhe konform rregulloreve pa asnjë problem”, tha ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, rektori i porsazgjedhur, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, falënderoi anëtarët e KD-së për besimin e dhënë për ta udhëhequr Universitetin “Kadri Zeka” në mandatin e ardhshëm.

“Besimi që më kanë dhënë është një përgjegjësi shtesë që të gjithë së bashku të punojmë për zhvillimin e Universitetit tonë”, ka thënë Kosumi.

Me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ. Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, mandej janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit të cilët do të marrin mandatin me 1 tetor 2019.