Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka dërguar një uresë presidentit të SHBA-së, Donald Trump me rastin ditëlindjes së tij dhe e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë pasi që “pothuaj që 40 vjet asnjë president amerikan s’e ka vizituar Serbinë”, transmeton Koha.net.
Ai njëkohësisht e ka lutur Trumpin që të ndikojë te Kosova “që ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që të mundët të vazhdojë dialogu”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Siç e dini, zoti president, përmes problemit të Kosovës kryqëzohen të drejtat dhe interesat jo vetëm të Beogradit e të Prishtinës, por edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe kështu po bëhet burim i manipulimeve të pafundme politike e të destabilitetit”, ka shkruar në urim Vuçiq, përcjellin medie nga Serbia.
“Për këtë arsye desha t’iu lus ju që të ndikoni te Kosova që ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që të vazhdojë dialogu për të gjetur një zgjidhje kompromisi të pranueshme për të dy palët”, ka ndër të tjera Vuçiqi në këtë urim.