Arbëri

Çekia do ta mbështes Kosovën në INTERPOL, thotë Pacolli

 

Në vizitë pune dy – ditore në Pragë, zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka filluar takimet me delegacionet më të larta shtetërore të shtetit Çekë.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, u prit nga ministri i jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, një mik i Kosovës dhe përkrahës i proceseve integruese të Republikës së Kosovës u realizua në ambientet e këtij institucioni.