Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Portugalia premton mbështetje të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në Lisbonë është pritur nga ministri portugez i Punëve të Jashtme Augusto Santos Silva dhe përfaqësues të lartë nga shteti portugez.

Me këtë rast është diskutuar për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve, dhe siç thotë kumtesa ministrore, Pacolli ka siguruar mbështetjen për procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave i dhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, transmeton Koha.net.

Pacolli është pritur në një takim të veçantë edhe nga zëvendëskryetari i Parlamentit Portugez, José Manuel Pureza.