Katër spitale private janë bastisur muajt e fundit në Prishtinë nën dyshimin se aty janë transplantuar organe dhe qeliza njerëzore jashtëligjshëm. Inspektorati shëndetësor ua ka ndërprerë përkohësisht punën këtyre reparteve brenda spitaleve.
Nora Krasniqi, ushtruese e detyrës së kryeinspektorit shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se gjatë inspektimeve në këto spitale private, kanë hasur në veprimtari të kundërligjshme, gjë që ka ndikuar që reparteve të caktuara brenda spitaleve t’u ndërpritet puna përkohësisht, derisa materiali i ngrirë, pra qelizat njerëzore, janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Gjinekologjike për t'u ruajtur.
“Inspektorati shëndetësor, së bashku me Policinë e Kosovës, ka kryer inspektime në disa spitale private shëndetësore të licencuara për ofrimin e shërbimeve nga fusha e fertilizimit mjekësor. Qëllimi i inspektimeve ka qenë mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për shëndetin riprodhues. Në këto institucione janë konstatuar shkelje të Ligjit për shëndetin riprodhues në bazë të të cilit, Inspektorati shëndetësor ka shqiptuar masën e ndërprerjes së përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë në këto institucione”, tha Krasniqi.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka vendosur masa tjera ndaj personelit shëndetësor në këto shërbime në përputhje me rregullativën ligjore të Policisë.
-
Arrestohen katër persona për transplantim të kundërligjshëm e trafikim të organeve njerëzore
-
Intervistohen dy të dyshuar pas bastisjes së objektit pranë Stacionit policor në Prishtinë
-
Gjinekologët të shqetësuar me abortet nëpër ambulancat private - kërkohet ndalimi i tyre
-
Tre të arrestuar për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve
-
Dy persona kapen për transplantim e trafikim të organeve njerëzore, lirohen nga Policia e Kosovës