Krimi i organizuar, reforma zgjedhore dhe legjislacioni janë disa nga fushat, në të cilat institucionet e vendit kanë ngecur, sipas Raportit të Progresit për Kosovën.
E pikërisht për t’i diskutuar të gjeturat e këtij raporti të Komisionit Evropin është mbledhur Këshilli Ministror për Integrim Evropian, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty ministrja Dhurata Hoxha tha se nuk është e drejtë nga ana e BE-së që disa rekomandime të përsëriten në vazhdimësi.
Megjithatë, ajo ka thënë se ky raport duhet të jetë alarmi i fundit për të vepruar institucionet relevante në përmbushjen e këtyre obligimeve.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është detyrë e qeverisë që të punojnë në fushat, në të cilat BE-ja ka identifikuar se ka pasur ngecje.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për zbatimin e ERA 2016-2019, hartimi i këtij programi për vitet 2019-2020, që përfshin disa shtylla sikurse qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, investimet, zhvillimi i qëndrueshëm, punësimi dhe arsimi.