Për shkak të shkallës së ulët të realizimit të projektit ESIP (hua 11 milionë dollarë) që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e kishte marrë vite më parë nga Banka Botërore, ky projekt është reduktuar.
Projekti i cili ka qenë në vlerë 11 milionë dollarësh tashmë është zbritur në 7.5 milionë dollarë. Ky projekt ka pasur për qëllim përmirësimin e sistemit arsimor, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanka Botërore, javë më parë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave e ka ristrukturuar këtë projekt, duke ia anuluar MASHT-it 3.5 milionë euro.
Shumica e komponentëve që kanë qenë të parapara të realizohen përmes projektit ESIP janë reduktuar. Kjo pasi i gjithë projekti duhet të përmbyllet deri më 31 dhjetor 2019 dhe periudha e realizimit e të gjithë planit është shumë e shkurtër.
Projekti “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë” është aprovuar nga Banka Botërore më 10 shtator 2015 dhe pas ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës është bërë efektiv më 13 maj 2016. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)