Dy zyrtarë serbë të Qeverisë së Kosovës ndalohen në kufi, reagon Haradinaj Foto: Ilustrim/Koha

Dy zyrtarë serbë të Qeverisë së Kosovës ndalohen në kufi, reagon Haradinaj

11 May 2019 13:34

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Sërgjan Jovanoviq, është ndaluar përsëri në kufi nga autoritet serbe. Këtë herë bashkë me Sreqko Spasiq, këshilltar në MBPZH, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj, duke e cilësuar të papranueshme e keqtrajtim të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.

“I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Sërgjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Sreqko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Koha.net.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit të kaluar Jovanoviqi është ndaluar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Për këtë pati reagime të shumta dhe pak ditë më vonë zyrtarët e SLS-së kanë kaluar pikën kufitare në shenjë proteste për ndalimin e pjesëtarëve të kësaj liste në pikat kufitare.

Ata kishin thënë se po kritikohen pse po bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës dhe nuk po bëhen pjesë e Listës Serbe. Këto ndalesa i quajtën tortura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme