Marrëveshjet e nënshkruara nuk duhet të shkelen, dhe kur kjo është një qëndrim i qartë i Evropës, atëherë Kosova do të duhet ta respektojë atë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova duhet të respektojë marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë.
Në prag të vizitës në Tiranë në kuadër të samitit të Brdo Brionet, Vuçiq ka thënë se kur është një qëndrim i qartë i Evropës, Prishtina duhet ta respektojë atë.
“Kur nuk mund ta bëni këtë, ky duhet të jetë pozicioni i qartë i Evropës. Kur ky është një qëndrim i qartë për Evropën, Prishtina duhet ta respektojë. Kjo nuk është një çështje e kokëfortësisë së tyre, por e forcës dhe qartësisë së pozicionit të Evropës”, ka thënë Vuçiq, transmeton KP.
Në një deklaratë për shtyp, ai pret që takimi i sonte me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të jetë një analizë e asaj që kanë kaluar dhe çfarë është përpara.
“Shpresoj se përmes bisedimeve do të zgjidhim disa nga dilemat dhe problemet. Nëse kemi sukses, do të ishte një rezultat i madh”, ka shtuar ai.
-
Vuçiq-Lajçakut: Serbia e gatshme t’i respektojë nënshkrimet dhe dakordimet
-
Vuçiq: I respektojmë marrëveshjet, por jo sipas ligjeve të Kosovës
-
Vuçiq: Evropa më respekton më shumë mua se çdo lider tjetër të rajonit
-
Vuçiqi i thotë Macronit ta mbajë Kosovën lart në agjendën e BE-së
-
Serbia shkel sërish Marrëveshjen e Brukselit, iu drejtohet me letra anëtarëve të KiE-së