Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se te lidershipi mbarëshqiptar janë krijuar dy blloqe të mëdha në raport me ndryshimin e kufijve.
Kusari-Lila ka thënë se përderisa presidenti Hashim Thaçi të jetë përgjegjës për dialogun, ideja për ndryshimin e kufirit të Kosovës nuk mund të konsiderohet e tejkaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është bartës i kësaj ideje. Mos të harrojmë kush e ka plasur në Kosovës idenë e kufijve, kush e ka promovuar në vazhdimësi dhe kush po promovon atë ide”, tha ajo në RTV Dukagjini.
Kryetarja e Alternativës, ka thënë se edhe ideja për bashkimin e Preshevës me Kosovën është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.
Ajo ka thënë se ka një mungesë të unifikimit të kombit shqiptar sa i përket idesë së kufijve të Kosovës.
“E shohim se në njërën anë e kemi Thaçin dhe Ramën ndërsa në anën tjetër e kemi Haradinajn, Berishën dhe Metën. Pra lidershpi shqiptar në Kosovë e Shqipëri janë të përçarë thellë në raport më atë se cila do të jetë zgjidhja e ardhshme për Kosovën”, tha ajo.