Arbëri

Spahiu nuk ftohet as në intervistë pune në MPJ edhe pse është e kualifikuar, thotë se aplikoi për të testuar nepotizmin e korrupsionin

Alketa Spahiu është ndër 15 kandidatët që ka konkurruar për postin “Zyrtarë të Misionit Diplomatik”, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, mirëpo ajo nuk është pranuar në këtë pozitë me arsyen se nuk është e kualifikuar. Ajo ka të përfunduar studimet në universitete prestigjioze jashtë Kosovës, e gjithashtu përvojë në diplomaci.

Alketa Spahiu nga Gjilani në fillim të prillit kishte konkurruar për pozitën “Zyrtarë të Misionit Diplomatik”, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, raporton KTV.