Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Testi për patentë shoferë tash edhe në gjuhën turke

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, priti në takim deputetët turq nga Grupi Parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentë shoferë në gjuhën turke.

Ministri Lekaj theksoi se tashmë është përmbushur kërkesa e tyre kushtetuese dhe ligjore që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të Grupit Parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, Lekajn e falënderoi deputetja Muferra Sinik, njëherësh edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen testit për patentë shoferë në gjuhën turke, paraprakisht duhet të parashtrojnë kërkesë pranë Njësisë së Patentë Shoferëve ku ata do të testohen.​