Arbëri

Kosnett ua uron Ramazanin besimtarëve myslimanë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

"Urimet më të mira për të gjithë agjëruesit e Ramazanit në Kosovë", shkroi Kosnett në një postim në Twitter.

Në urimin e tij ai postoi edhe një mesazh të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në të cilin thuhet:

"Me fillimin e këtij muaji të shenjtë, shpresojmë të ketë përtëritje shpirtërore, mirësi, dashamirësi dhe harmoni në të gjithë botën".

Muaji i Ramazanit nisi të hënën dhe do të zgjasë 30 ditë.

Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen nga ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.