Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Duhet një datë e re për të përkujtuar dëshmorët, sugjerohet dita e vrasjes së Isa Boletinit

Politika shqiptare kujtoi edhe këtë vit ndarazi dëshmorët e atdheut. Studiuesi, Erald Kapri, i ftuar në RTV Ora thotë se 5 Maji si datë nuk është unifikuese.

Kapri: 5 Maji është një debat sa ideologjik aq edhe një debat mes studiuesish dhe historianësh. 5 Maji është unifikuar si dita e gjithë dëshmorëve të rënë të vendit që nga lëvizja për pavarësi e deri tek të rënët në Luftën e Kosovës. Pra 5 Maji që ka qenë një datë e imponuar për një ngjarje simbolike siç ishte vrasja e një të riu komunist si Qemal Stafa. Kjo është një datë që ka diskutime mes njerëzve. Disa që duan të nderojnë dëshmorët e kombit nuk e shohin si datë përfaqësuese dhe për mendimin tim nuk është. Edhe unë do të preferoja ndonjë datë tjetër, ose simbolikë tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij dita e vrasjes së Isa Boletinit do të bënte ndryshimin.

Kapri: Ndoshta po të ishte një datë tjetër. Mund të gjendet kompromisi. Shumë prej njerëzve nuk janë komod dhe me monumentin ku bëhen nderimet, i bërë në kohën e diktaturës dhe që ende ka një yll sipër. Nëse do të ishte një ditë tjetër që do të simbolizonte të gjithë të rënët e vendit duke përfshirë të gjithë trevat shqiptare.Ndoshta dita e vrasjes së Isa Boletinit mund të ishte një ditë mjaft e rëndësishme për të përkujtuar të gjithë të rënët e kombit shqiptar.