Arbëri

Pacolli: Zyrtarët serbë që mohojnë krimet e kryera do t’i shpall persona non-grata në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore
 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka quajtur të papranueshme mohimin e masakrës së Reçakit nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se si ministër i Punëve të Jashtme ka vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që përmes deklaratave i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë do të shpallen persona non-grata derisa i ka bërë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre.