Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për shtyp së bashku me aleatin e tij të Besës, Bilall Kasami dhe kandidatin e tyre të përbashkët për president, Blerim Reka, tha se shqiptarët e dhanë qartazi mesazhin dhe sot me votë dëshmuan se janë të pakënaqur.
Këtë, sipas kryetari të ASH-së, e dëshmuan me votë direkte për profesor Rekën ku në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, profesor Reka fiton me rezultatin 3 me 1.
Sipas tij, mesazh të fortë jep edhe numri i ulët i daljeve në komunat me shumicë shqiptare, bojkoti për definicion, është bojkot ndaj pushtetit dhe bojkot ndaj pushtetit qeverisës, përcjell Alsat M.
Gjithashtu, tha ai, shihen edhe gjurmët e këtij shtetit të zbrazur, mungesës së shtetit të së drejtës dhe mungesës së shpresës në këtë vend.
“Partitë në pushtet kanë humbur përfundimisht në këto zgjedhje”, përfundoi Sela.
-
Ziadin Sela dorëhiqet nga posti i kryetarit të ASH-së
-
Sela: Na thonë që kemi shoqëri të përbashkët, s’kemi asnjë rrugë me emër shqiptar
-
Takohen Sela, Kasami dhe Reka në prag të rrethit të dytë zgjedhor në Maqedoninë Veriore
-
Reka: Në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për president shqiptar
-
Përplasje (ndër)shqiptare, Kush të votohet - Reka, Davkova apo Pendarovski?