Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për shtyp së bashku me aleatin e tij të Besës, Bilall Kasami dhe kandidatin e tyre të përbashkët për president, Blerim Reka, tha se shqiptarët e dhanë qartazi mesazhin dhe sot me votë dëshmuan se janë të pakënaqur.
Këtë, sipas kryetari të ASH-së, e dëshmuan me votë direkte për profesor Rekën ku në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, profesor Reka fiton me rezultatin 3 me 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, mesazh të fortë jep edhe numri i ulët i daljeve në komunat me shumicë shqiptare, bojkoti për definicion, është bojkot ndaj pushtetit dhe bojkot ndaj pushtetit qeverisës, përcjell Alsat M.
Gjithashtu, tha ai, shihen edhe gjurmët e këtij shtetit të zbrazur, mungesës së shtetit të së drejtës dhe mungesës së shpresës në këtë vend.
“Partitë në pushtet kanë humbur përfundimisht në këto zgjedhje”, përfundoi Sela.