Partitë politike shqiptare, në këtë fushatë të zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit, sa vijnë e po shtojnë retorikën, me akuza të ndërsjella, në përpjekje për të arkëtuar sa më shumë vota.
Përplasja konsiston në çështjen nëse shqiptarët duhet të votojnë apo jo Stevo Pendarovskin, si kandidat konsensual, apo votën t’ia japin kandidatit Blerim Reka për të cilin sondazhet thonë se vështirë mund të hyjë në raundin e dytë.
Mollë sherri kësaj radhe është bërë pozicionimi për kandidatë të ndryshëm. Bashkimi Demokratik për Integrim, Partia Alternativa, Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindija Demokratike Kombëtare janë në mbështetje të Stevo Pendarovskit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe më shumë partive të vogla, ndërkohë që Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kanë dalë në mbështetje të klandidatit të pavarur Blerim Reka. Liderët e këtyre dy të fundit, Ziadin Sela e Bilall Kasami, në paraqitjet e tyre, duke kritikuar integristët e Ali Ahmetit, bëjnë thirrje për votim mbi baza etnike.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërkaq ka rikujtuar se nuk është se deri tani partitë shqiptare nuk kanë nxjerrë kandidatë, porse asnjë prej tyre nuk ia ka dalur të kalojë në balotazh.
Rrjedhimisht, në zgjedhjet e deritashme presidenciale ka pasur shtatë kandidatë shqiptarë. Prej tyre, më së shumti vota kanë fituar i ndjeri Muharrem Nexhipi dhe Imer Selmani. /Seladin Xhezairi – Klan M
-
Takohen Sela, Kasami dhe Reka në prag të rrethit të dytë zgjedhor në Maqedoninë Veriore
-
Pendarovski e Siljanovska synojnë votat e shqiptarëve
-
VMRO-ja fituese e dyfishtë, pritet të bashkëqeverisë me VLEN-in
-
Votat e shqiptarëve, përcaktuese në garën për balotazh mes Silanovskës e Pendarovskit
-
A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?