Ambasada e Francës në Kosovë, ka falënderuar përfaqësuesit politik, fetarë dhe shoqërinë civile të Kosovës, për mbështetjen e tyre, pas zjarrit në katedralen e Notre-Dame në Paris.
Në një postim në Facebook ata kanë shkruar se këto mesazhe të bashkëndjesisë dhe miqësisë prekin thellësisht popullin francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Franca falënderon gjithashtu Qeverinë e Kosovës për kontributin e saj në fondin për restaurimin e Notre-Dame”, thuhet në njoftimin e tyre.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Franca nuk ka nevojë për këto para, por për to janë në nevojë kosovarët që po përballen me mungesë fondesh për shërim, e atyre u kërkohen edhe gjëra bazike, sikur janë dorëzat sterile për lindje.
Kurse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që në vend se të ndihmohet Franca, Qeveria duhet t’i ridestinojë paratë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale.