Arbëri

Lëvizja Vetëvendosje kundër versionit aktual për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshton projektin e ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu, ka thënë në një konferencë për media se këtë shumë prej një miliardë eurosh do të ishte më mirë që të investohej në zhvillim ekonomik.

Lexo edhe: Aprovohet versioni final i Autostradës së Dukagjinit

“Qytetarët e Rahovecit kanë vazhduar me aktiviteti dhe peticion që ka kaluar me 5 mijë nënshkrime. Nuk mund të ndërtosh autostrade afër Drinit dhe t’ua shkatërrosh tokat”,ka deklaruar Aliu, raporton Koha Ditore.

Sipas tij, qytetarët po ikin jashtë vendit pasi Kosova po përballet me ngecje në zhvillimin ekonomik.

Kujtojmë se kundër këtij versioni, kanë dalë edhe qytetarët e Rahovecit.

Rahoveci kundër Variantit 6 të “Autostradës së Dukagjinit”, dëmtohet edhe Drini i Bardhë

Deputeti Aliu e denoncoi, siç tha ai, logjikën e projektit duke thënë, “Përse të shpenzohen 1 miliardë euro për autostradën kur parashihen projekte edhe për zgjerimet e rrugëve ekzistuese. Rruga Prizren-Gjakovë është në projekt të zgjerohet në 4 shirita? Përse paralel me këtë rrugë të ndërtohet autostradë? Njëjtë me këtë projekt, Qeveria po punon drejt projektit të vazhdimit të autostradës deri në Merdarë ndërkohë që ka filluar zgjerimi i rrugës ekzistuese me katër shirita dhe kjo autostradë do të jetë paralel me këtë rrugë me një distance 1-5 km nga ajo”.

“Në Rahovec ka nevojë të bëhet rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë dhe mbrojtja e tij nga keqshfrytëzimi, subvencionimet e projektet që avancojnë teknologjinë përpunuese të prodhimeve bujqësore. A nuk do të ishte më mirë që ato një miliardë euro të shkonin në investime për zhvillim ekonomik të të njëjtave zona?”, shtoi Liburn Aliu.

Aliu tha se kjo qasje jo zhvillimore dhe korruptive qeverisëse e cila në vend se t’i nxjerrë në pah potencialet e Kosovës ia ngulfat ato është një prej arsyeve kryesore pse zona të mëdha pjellore në Kosovë po braktisen nga banorët e tyre.

“Kosova ka nevojë për një shtet të drejtë, politika largpamëse, politikanë mirëkuptues dhe ekonomi zhvillimore”, tha ai.