Arbëri

Haskuka: Janë identifikuar rreth 200 raste të zjarrvënieve në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës ku është diskutuar për rastet e zjarrit në këtë komunë

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, tha se në Prizren janë identifikuar rreth 200 raste të zjarrvënieve mirëpo sipas tij për shkak të temperaturave jo shumë të larta ato nuk janë përhapur në sipërfaqe më të mëdha.

Në mbledhje është diskutuar edhe për problemin e qenve endacak. Lidhur me këtë Haskuka bëri të ditur se trajtimi i tyre vazhdon të bëhet në bashkëpunim me Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit, derisa procesi i ndërtimit të Qendrës për Trajtimin e Qenve ka ngecur paksa për shkak të çështjeve pronësore me Agjencinë e Pyjeve.

Gjithashtu në lidhje me trajtimin e qenve endacakë, theksoi se Komuna ka bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare që merren me mbrojtjen e kafshëve. KsP