Pas votimit në Parlamentin Evropian ku u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai thotë se një vullnet kaq i fuqishëm politik që buroi sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg, rikonfirmon për të disatën herë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian në Bruksel vitin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj shtoi se është tërësisht e padrejtë, frustruese, dhe dekurajuese që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta e fituar për lëvizje të lirë në Evropë.
“Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat”, vijoi Haradinaj.
Kreu i Qeverisë tha se mbesim të fokusuar për avancimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, dhe tha se u qëndron fuqishëm besnike vlerave dhe parimeve për të cilat tha ai “jemi zotuar bashkë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”.