Përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” Gjakovë, më datë 21.03.2019, do të dorëzojnë kërkesën për kallëzim penal si dhe librin me titull “E vërteta për krimet serbe, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Të enjten, në ora 10:00, do të dorëzojmë në Prokurorinë Speciale - të Republikës së Kosovës - Departamenti për krime lufte, kërkesën për kallëzim penal si dhe librin me titull “E vërteta për krimet serbe”, monografi me 1000 faqe dëshmi kundër kriminelëve serbë, të cilët rrëmbyen, vranë dhe zhdukën shqiptarë civilë në Gjakovë, gjatë periudhës 24 mars 1999-12 qershor 1999”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se ky libër përmban 151 rrëfime të familjarëve të goditur, të cilët dëshmojnë për më të dashurit e tyre, të rrëmbyer, të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.
-
“Thirrjet e nënave” me kallëzim penal dhe libër me rrëfimet për krimet e luftës
-
“Thirrjet e nënave” dorëzojnë kallëzim penal kundër kriminelëve serbë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-pjesëtarëve të forcave serbe për krime lufte në Gjakovë
-
Dorëzohen edhe rreth 100 kallëzime penale për krimet e Serbisë