Tri vjet punë i janë dashur shoqatës “Thirrjet e Nënave” për të mbledhur qindra dëshmi për krimet e luftës së fundit në Kosovë.
Të gjitha këto dëshmi, këtë të enjte, iu dorëzuan Prokurorisë Speciale, raporton KTV.
Përmes një kallëzimi penal dhe një libri që mban emrat e 148 të zhdukurve shqiptarë, kjo shoqatë po pret që Prokuroria t’i nisë hetimet për krimet serbe në Kosovë.
Ndonëse të pakënaqura me punën e deritanishme të institucioneve të Kosovës për të hetuar dhe zbardhur krimet e serbëve në Kosovë, ato kanë ende shpresë se puna do të përshpejtohet me nisjen e hetimeve nga këto kallëzime penale.
KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nëse ka nisur deri tani ndonjë hetim për kallëzimet e pranuara më parë, por zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.
-
“Thirrjet e nënave” dorëzojnë kallëzim penal kundër kriminelëve serbë
-
“Thirrjet e Nënave” nesër dorëzojnë kërkesën për kallëzim penal e monografinë “E vërteta për krimet serbe”
-
Osmani: Dokumentet e Arkivit të Kosovës mund të shfrytëzohen për padi ndaj Serbisë
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë cilësohet sfidë për trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë
-
Krimet e padokumentuara të luftës