Përfaqësueset e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës kërkesën për kallëzim penal kundër kriminelëve serbë.
Nysrete Kumnova së bashku me Luljeta Sharanin, përfaqësuese të "Thirrjeve të Nënave" kanë dorëzuar një kopje të librit “E vërteta për krimet serbe".
“Menduam të bëjmë një kallëzim penal ndaj kriminelëve serbë. Numri i të zhdukurve në këtë libër është 148. Ekzistojnë emra të dyshuarve, të mbledhura nga dora e parë, pra nga familjarët. I dorëzuam në Prokurorinë Speciale, në mënyrë që kriminelët të dalin para drejtësisë", tha Kumnova, transmeton kp.
Ajo tha se kanë takime të shpeshta me institucionet e vendit, por sipas saj nuk ka pasur presion të mjaftueshëm nga institucionet e vendit për t’u zbardhur fati i personave të zhdukur.
-
“Thirrjet e nënave” me kallëzim penal dhe libër me rrëfimet për krimet e luftës
-
“Thirrjet e Nënave” nesër dorëzojnë kërkesën për kallëzim penal e monografinë “E vërteta për krimet serbe”
-
Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi ndaj tre serbëve
-
“Thirrjet e nënave” kërkojnë të mos mbyllet dialogu me Serbinë pa u kthyer trupat e të pagjeturve
-
‘Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99’ nesër dorëzon 100 padi të tjera kundër kriminelëve serbë