Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Kosova gjithmonë ka fituar kur ka dëgjuar këshillat amerikane

Foto: Driton Paçarada / Koha

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova ka fituar gjithmonë kur ka dëgjuar këshillat amerikane.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar gjithashtu se është takuar me përfaqësuesit e lartë amerikën John Erath dhe Brad Berkley, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot në zyrën e presidentit, në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme, njëherësh edhe anëtar i Delegacionit, Shtetëror për Bisedime me Serbinë, bashkë me kolegët u takuam me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka shtuar se, “si ekip, njoftuam parnerët tanë për punën dhe angazhimet shtetërore për përmbylljen e marrëveshjes që normalizon raportet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

“Në rrugëtimin tonë si shtet, partneriteti i ngushtë me SHBA është jetik dhe si i tillë do të jetë i pacenueshëm. Vendimi për taksën ka qenë shtetëror, i drejtë dhe legjitim. Qëndrimi ynë do të jetë unik dhe në koordinim të ngushtë me aleatët amerikanë. Kosova gjithmonë ka dalë fituese kur ka pas në krah dhe ka dëgjuar këshillat amerikane”, ka shkruar Pacolli.