Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka falënderuar votuesit duke thënë se gjatë zgjedhjeve kanë vendosur standard të lartë duke mos u shënuar ndonjë incident.
Ai ka thënë se kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, mund të konstatohet se fituesi i zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje.
“Në një demokraci, është e rëndësishme të pranosh rezultatin dhe të përgëzosh kundërshtarin. Unë do të doja të falënderoja të gjithë qytetarët e vendit që vendosën edhe një herë një standard të lartë në këtë proces zgjedhor, pa ndonjë incident dhe me dalje të lartë. Pas certifikimit të rezultateve është e rëndësishme konstituimi i Kuvendit të ri dhe zgjedhja sa më parë e Qeverisë së re”, ka thënë ai.
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 7 qershor
-
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera