Në përfundim të samitit të NATO-s në Bruksel, shefi i saj është i kënaqur që vendi kryesor i Aleancës, SHBA-ja është vënë në krye të presionit ndaj Kosovës për taksën ndaj Serbisë, raporton KTV.
Norvegjezi, Jens Stoltenberg ka thënë se tarifat shumë të larta ndaj shtetit fqinj e pengojnë dialogun Beograd – Prishtinë, dhe e dërgojnë atë në drejtim të gabuar.
“Më duhet të them se vendosja e tarifave të larta ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk ndihmon në asnjë mënyrë. Në fakt, e vështirëson shumë dialogun me Beogradin. Këto tarifa po e dërgojnë procesin në drejtim të gabuar. Kjo është dicka që unë dhe shumë aleatë të NATO-s e mendojmë. Tani e kemi parë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë qenë shumë të qartë kundër vendosjes së kësaj tarife. Kjo është edhe një arsye pse tani do të marrim vendim për nivelin e angazhimit me Kosovën.”
Por, vendimi për nivelin e angazhimit me FSK-në, pritet të marrë parasysh vetëm votimin e ligjeve të ushtrisë, në dhjetor.
“Kemi qenë në kontakt të afërt me autoritetet gjatë gjithë këtij procesi. Dhe, e kam shprehur në takimet e mia, si me zotin Haradinaj ashtu edhe me zotin THaci, se unë besoj, aleatët e NATO-s besojnë se vendimi për votimin e ushtrisë ka qenë në kohë të papërshtatshme. Këtë e kam thënë në shumë raste, dhe vazhdoj të besoj kështu.”
Edhe
Stoltenberg: Mirë që edhe SHBA-ja doli kundër taksës
Stoltenberg ka refuzuar të flasë për shkëmbim letrash me ish-kryeministrin Thaci në vitin 2013, apo presidentin Thaci në vitin 2018, por ka thënë se pret që Kosova ta respektojë marrëveshjen për mosdërgimin e FSK-së në veri të vendit.
Vendimi për FSK-në, ka thënë Stoltenberg, do të merret në fund të pranverës, dhe siç merr vesh KTV-ja do të merren parasysh edhe opinionet e vendeve si Zvicra e Austria, që nuk janë pjesë e NATO-s, por kanë trupa në kuadër të KFOR-it.
-
Thaçi i ka premtuar NATO-s më 2013 se s’do të hyjë me Ushtri në veri
-
Samiti i NATO-s pritet ta shtyjë vendimin për FSK-në për fund të pranverës
-
Në samitin e NATO-s, Stoltenberg shpreh dy shqetësime për Kosovën e SHBA-ja thotë se përkrah FSK-në
-
Stoltenberg: Aleatët e NATO-s, të zhgënjyer me taksën ndaj Serbisë